Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT zhvilluan disa vizita studimore në Prizren dhe Gjakovë

07/06/2023

Studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, dega në Prizren, në kuadër të lëndës “Lëndët e para me origjinë shtazore” me bartës Prof. Ass. Dr. Medin Zeqiri, kanë realizuar vizita studimore në fermën dhe pikën grumbulluese të qumështit në Rogovë të Hasit.

Studentët panë nga afër racat e qumështit, ushqimet, praktikat e mjeljes, filtrimin, ruajtjen e qumështit, si dhe mirëqenien dhe menaxhimin e mjedisit në ferma.

Në anën tjetër Qumështorja “Sharri” në Prizren studentëve ua prezantoi protokollin e pranimit të lëndës së parë të qumështit që nga analizat organoleptike, fiziko – kimike, mikrobiologjike dhe ato të mbetjeve deri në pranimin përfundimtar të qumështit.

Në thertoren “Gerber land” në Gjakovë, studentët panë praktikisht fermën për pushimin e kafshëve para therjes, trullosjen, therjen, sh’qaksimin, eviscerimin e deri te ruajtja e karakasave.

Krahas ligjëratave, ushtrimeve dhe pjesës praktike studentët në UBT marrin kompetencë të mirë profesionale, gjë të cilën e dëshmon një numër i madh i kuadrove të punësuar në industri ushqimore dhe institucione të tjera publike.