Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT zhvilluan një vizitë në kompaninë “Eurolona”
06/01/2023Studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, të shoqëruar nga profesori Mërgim Mestani, kanë zhvilluar një vizitë studimore në kompaninë për prodhimin dhe përpunimin e qumështit “Eurolona”, në Fushë Kosovë.
Përgjatë kësaj vizite, studentët u mirëpritën nga pronari i kompanisë Milazim Berisha dhe teknologu Blertan Kalanderi, me ç’rast u njoftuan më gjerësisht për punën dhe angazhimin e punëtoreve në këtë kompani, si dhe për cilësinë dhe sigurinë e produkteve.
Vizitat e tilla në kuadër të Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT u ndihmojnë studentëve të përfitojnë dhe të përforcojnë njohuritë e tyre rreth fushës, duke u përgatitur për të qenë të gatshëm për tregun e punës.