Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Agroinxhinierisë vizitojnë industrinë e prodhimit të qumështit “Euro Lona”, në Fushë Kosovë

16/01/2020

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe të Fakultetit të Agroinxhinierisë dhe Mjedisit në UBT, në shoqërimin e profesorit Mergim Mestani, kanë realizuar vizitë studimore në industrinë prodhuese dhe përpunuese të qumështit “Euro Lona”, në Fushë Kosovë.

 

Kjo vizitë është organizuar me qëllim që studentët të shohin nga afër procesin teknologjik të përpunimit të produkteve të qumështit.

 

Vizita të tilla u mundësojnë studentëve fillimisht të njihen me kërkesat e tregut të punës.

Tutje, falë vizitave të tilla studimore atyre u krijohet edhe mundësia për t’i punësuar në ndërmarrje të tilla, por njeherësh marrin përvoja dhe aftësohen që ata të hapin kompani për prodhimin e produkteve të ndryshme.

 

Me këtë rast studentët u shprehën të kënaqur me realizimin e vizitave të tilla studimore, pasi që sipas tyre, UBT po iu mundëson ndërlidhjen e teorisë me praktikën.