Studentët e Shkencave Politike vizitojnë Kuvendin e Kosovës

29/11/2019

Në shoqërimin e profesorit, Alfred Marleku, në kuadër të lëndës Qeverisja dhe Institucionet Politike, studentët e vitit të parë të Fakultetit Shkenca Politike në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në Kuvendin e Kosovës.

 

Studentët me këtë rast u njoftuan me punën, funksionin dhe rolin e kuvendit, teksa panë nga afër edhe hapësirat të cilat zhvillohen mbledhjen parlamentare.

 

Qëllimi i vizitës ishte që studentët të njihen me rëndësinë e institucionit që luan rol të rëndësishëm në vend, siç është Kuvendi i Kosovës.