Studentët e Shkencave Kompjuterike në UBT, më të kërkuarit në tregun e punës

28/06/2018

Studentët e Shkencave Kompjuterike në UBT, më të kërkuarit në tregun e punës

Roland Sadiku është student i vitit të dytë, në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, i cili qe disa muaj është punësuar në kompaninë zvicerane për marketing digjital “MIK group”, kompani e cila numëron shumë klientë ndërkombëtar.

Në këtë kompani, studenti Sadiku vazhdon të jetë pjesë e projekteve madhore, teksa sipas tij, falë UBT-së, me njohuritë e fituara ka arritur që të depërtoj në tregun e punës.
“UBT me ka më ndihmuar mjaft shumë në realizimin e punës sime në mënyrë efikase, për shkak se në punën time duhet të punoj me të dhëna statistikore dhe po ashtu ka mundësi të implementimit të skripteve te ndryshme të cilat vazhdimisht mund ta lehtësojnë punën. Fakulteti Shkencat Kompjuterike në UBT më kanë ofruar njohuri të ndryshme që punën ta kryej në mënyrë sa më efikase”, ka treguar Sadiku.

Se UBT është institucioni i vetëm i arsimit të lartë në Kosovë ku për objektiv kryesor ka përgatitjen e të rinjve për tregun e punës dhe këtë më së miri e vërtetojnë edhe vetë drejtuesit e kompanive.

Mahmut Maxhuni, shef i zyrës për zhvillim biznesor në MIK Group, ka theksuar se UBT-ja shërben si institucion që i shtynë të rinjtë drejt ngritjes akademike dhe ngritjes në karrierë, sipas të cilit, ky institucion gjithnjë përgatit kuadro profesionale.
“Kuadrot të cilat dalin nga UBT-ja janë mjaft të përgatitura dhe këtë e shohim në punën tonë të përditshme. Profilet që i ofron UBT-ja janë shumë të përshtatshme sidomos në veprimtarinë tonë të përditshme, andaj mendoj që studimet në UBT mundësojnë punësim të shpejt në kompani serioze siç është MIK group”, theksoi Maxhuni.

UBT ka qendrën më të madhe të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në Ballkanin Perëndimor. Studentëve u ofrohet infrastrukturë dhe laboratorët më bashkëkohorë në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj dhe Prizren.