Studentët e programit Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në fabrikën “EVKO” në Obiliq
12/12/2022Studentët e nivelit master në programin Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit në UBT, të udhëhequr nga profesorë të UBT-së, kanë zhvilluar një vizitë studimore në fabrikën për prodhimin e produkteve ushqimore “EVKO” Sh.P.K. në Komunën e Obiliqit.
Studentët patën mundësinë të njihen nga afër me punën që bën kjo fabrikë në prodhimin e dhjetëra produkteve ushqimore, e cila është një ndër fabrikat më të mëdha paketuese në vend, teksa veprimtarinë e saj e ka filluar që nga viti 1995.
Është e specializuar në prodhimin dhe paketimin e artikujve ushqimorë, sikurse; prodhimin e pudingëve, pjekurinave, shllagut pluhur (shkumë dhe krem vanilje, dredhëze dhe çokollate), me përpunimin e kafesë, të kikirikëve, piresë nga patatja, miellit, kokosit, kakaos, si dhe miellit të grurit.
Qëllimi i kësaj vizitës ishte që studentët e programit Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit në UBT, të përfitojnë njohuri dhe përvoja në prodhimin dhe paketimin e produkteve ushqimore.
![](https://ubtnews.com/file/2022/12/gegweec-1536x1153-1.jpg)
![](https://ubtnews.com/file/2022/12/gegweec-1536x1153-2-1024x1024.jpg)
![](https://ubtnews.com/file/2022/12/gagag-1536x1153-1-1024x1024.jpg)
![](https://ubtnews.com/file/2022/12/fidan-fekaaa-1153x1536-1-1024x1024.jpg)