Studentët e programit Inxhinieri e Energjisë Efiçiente në UBT, zhvilluan një vizitë studimore në kompaninë “Plastika”
23/11/2022Studentët e vitit të tretë të programit Inxhinieri e Energjisë Efiçiente në UBT, zhvilluan një vizitë studimore në kompaninë “Plastika”, zona industriale në Fushë Kosovë, e cila është e specializuar për grumbullimin e mbeturinave të plastikës dhe riciklimin e tyre.
Në këtë vizitë studentët patën mundësinë të shohin nga afër grumbullimin e mbeturinave të plastikës, riciklimin e tyre e deri në produktet finale të cilat janë; prodhimi i folieve për ndërtimtari, produkteve bujqësore, industriale, strech folie dhe termo-foli.
Ndër të tjera, studentët patën rastin të njihen edhe me punën e stafit të kësaj kompanie, të shohin ambientet dhe teknologjitë me të cilat punohet në këtë kompani, si dhe veprimtarinë e kësaj kompanie e cila zhvillohet sipas standardeve ISO 9001:2015 dhe ISO 14001:2015.