Studentët e programit Administrim Biznesi në UBT realizuan një vizitë studimore në fabrikën “Prince Caffe” në Pejë
16/12/2022Studentët e programit Administrim Biznesi në UBT, dega në Pejë, në kuadër të lëndës “Hyrje në Marketing”, të udhëhequr nga profesorët: Mirjeta Domniku, Gonxhe Beqiri dhe Korab Gashi, realizuan një vizitë studimore në kompaninë “Devolli”, konkretisht në fabrikën “Prince Caffe” në Pejë.
Përgjatë kësaj vizitë, studentët patën rastin të njihen drejtpërdrejt nga zyrtarët e kësaj fabrike rreth prodhimit të produkteve të kafesë, shërbimeve që i ofrojnë teknologët e ushqimeve në akademinë e trajnimeve për stafin e ri, si dhe për aktivitetet e marketingut, reklamimit, dizajnimit, distribuimit, promovimit dhe implementimit të produkteve.
Ndër të tjera, studentët u shoqëruan nga menaxheri i prodhimtarisë në fabrikën “Prince Caffe”, Zija Shabi dhe teknologu i ushqimit dhe trajnuesi në akademinë e stafit, Dardan Mehmeti, të cilët i njoftuan ata me departamentet përkatëse të prodhimit, të cilat ishin pothuajse 90 për qind të digjitalizuara, ku kishte edhe robotë që kryenin aktivitete të ndryshme, të drejtuar nga burimet njerëzore, po ashtu edhe me llojllojshmërinë e kafesë, që në total i kishin 13 lloje të kafesë.