Studentët e Ndërtimtarisë realizojnë vizitë studimore tek objekti i 40-katëshit

24/06/2020

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, në kuadër të punës praktike kanë realizuar vizitë studimore tek ndërtesa 40-katëshe, me qëllim për të parë nga afër punimet që po kryhen nga Alba Group.

 

Studentët u shoqëruan nga profesorët dr.Muhamet Ahmeti dhe Gent Hasimja, ku u informuar lidhur me proceset e ndërtimit të objektit, duke filluar nga planifikimi, menaxhimi dhe ndërtimi i ndërtesës 40-katëshe.

 

Konkretisht studentët u informuan për betonimin, hidroizolimin, kallupimin, montimin e konstruksioneve të çelikut, si dhe procese tjera ndërtimore.

 

Interesimi i studentëve për të vizituar këtë ndërtesë ishte i madh, të cilët përmes pyetjeve të tyre përfituan njohuri dhe përvoja profesionale.