Studentët e Ndërtimtarisë realizojnë vizitë studimore në Qendrën Tregtare “Prishtina Mall”
13/11/2020Studentët e Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në qendrën tregtare “Prishtina Mall”, ku janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e kësaj qendre tregtare.
Studentët u informuan dhe panë për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në qendrën tregtare “Prishtina Mall”, me organizimin e punës, kontrollimin e kualitetit të punës, betonimin, teksa u njohën më shumë me përgjegjësitë dhe kompetencat që ata do t’i kenë në të ardhmen, në ushtrimin e këtij profesioni.
Kjo vizitë është realizuar në kuadër të lëndës Organizimi dhe Teknologjia e Ndërtimit, ku ligjëruesit e kësaj lënde, Muhamet Ahmeti dhe Anjeza Alaj, bashkë me studentët u pritën nga profesorët Nebi Pllana dhe Përparim Neziri, që njëherësh janë edhe përgjegjës dhe mbikëqyrës të këtij projekti.
Qendra tregtare “Prishtina Mall”, do të ketë një hapësirë prej 250 mijë metra katrorë dhe do të ketë rreth 200 brende prestigjioze ndërkombëtare.
UBT i konsideron tejet të rëndësishme vizitat studimore, pasi që studentët e shohin nga afër zhvillimin dhe mënyrën se si realizohet puna në profesionin dhe fushën që ata kanë zgjedhur të studiojnë.