Studentët e Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT zhvilluan vizitë studimore në fabrikat “Sharrcem” dhe “Silcapor”
25/05/2023Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Fakultetit Ndërtimtari dhe Infrastrukturë në UBT, nën udhëheqjen e profesorëve: Ibush Luzha, Visar Krelani dhe Driton Kryeziu, zhvilluan një vizitë studimore në fabrikat “Sharrcem” dhe “Silcapor”.
Studentët vizituan ambientet e fabrikave, duke parë nga afër pjesën e infrastrukturës dhe pajisjeve teknike me të cilat punohet në këto fabrika, si dhe laboratorët e shumtë të cilët përdoren për sektorin e prodhimit.
Qëllimi i kësaj vizite ishte që studentët të përfitojnë njohuri të reja rreth fushës, si dhe të përforcojnë ato që kanë zhvilluar përgjatë ligjëratave.