Studentët e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në Procredit Bank

29/05/2024

Një grup i studentëve të Fakultetit Menaxhment Biznes dhe Ekonomi në UBT, në koordinim me profesorët Ermira Shehu dhe Kujtim Zylfijaj realizuan vizitë studimore në Procredit Bank.

Studentët janë informuar për praktikat e rekrutimit dhe trajnimit të stafit si dhe për programet e praktikës dhe mundësitë e karrierës në ProCredit Bank. Gjithashtu, gjatë vizitës është diskutuar për digjitalizimin e shërbimeve të bankës dhe projektet e implementuara në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm.

Studentët shprehën interesim dhe parashtruan pyetje veçanërisht rreth trajnimeve, mundësive të karrierës dhe efekteve të digjitalizimit në stafin dhe biznesin e bankës.

Vlen të theksohet gatishmëria e stafit të bankës për ndarjen e përvojave dhe ofrimin e këshillave për mundësitë e karrierës në bankë për studentët në mënyrë profesionale dhe miqësore.