Studentët e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë dhe të Administrim Biznesit realizuan një vizitë studimorë në Fabrikën Prince Caffe në Pejë
26/12/2023Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi dhe ata të Fakultetit Administrim Biznesi në Pejë, kanë realizuar një vizitë studimorë në Kompaninë Devolli, konkretisht në prodhimtarinë e kafesë, në Fabrikën Prince Caffe në Pejë.
Vizita është zhvilluar në kuadër të lëndës “Menaxhimi i Markës dhe Produktit”, si dhe në kuadër të lëndës “Hyrje në Marketing”, të drejtuar nga profesorët: Mirjeta Domniku, Gonxhe Beqiri dhe Getoar Lubeniqi.
Në korporatë, studentët patën rastin të njihen drejtpërdrejt nga zyrtarët e kësaj fabrike rreth prodhimit të produkteve të kafesë, shërbimeve që i ofrojnë teknologët e ushqimeve në akademinë e trajnimeve për stafin e ri. Gjithashtu, studentët u njoftuan edhe për aktivitetet e marketingut, reklamimit, dizajnimit, distribuimit, promovimit dhe implementimit të produkteve.
Po ashtu, ata u njoftuan për rëndësinë e markës dhe produktit të kafesë e cila ka rol kyç në eksportim.
Në anën tjetër, në Fabrikën Prince Caffe u njohën për së afërmi me departamentet përkatëse të prodhimit, si dhe vizituam departamentin e Dizajnit të paketimeve, ku detajisht u informuan rreth strategjive të cilat ata përdorin për ambalazh të kafesë.
Studentët patën prezantime nga menaxheret e prodhimit, Melita Lleshi – teknologe e ushqimit, si dhe Rina Burri Ukella – teknologe e ushqimit, të cilat i shoqëruan studentët gjatë gjithë vizitës.