Studentët e Medias dhe Komunikimit trajnohen nga Rrjeti i Gazetarisë Hulumtuese “BIRN Kosovo”

06/12/2019

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, kanë mbajtur trajnimin dy ditor më temë: “Zbatimi i standardeve për verifikim të fakteve”, organizuar nga Rrjeti i Gazetarisë Hulumtuese në Ballkan “BIRN Kosovo”.

 

Trajnimi filloi me ligjëratën e koordinatorit të Zyrës Ligjore në BIRN, Labinot Leposhtica, për etikën në gazetari, mënyrat e raportimit të së vërtetës, të drejtat e autorit dhe mbrojtjen e burimeve.

Ndërkaq, në pjesë e dytë të ditës së parë, studentët u trajnuan nga redaktori përgjegjës për hulumtime në BIRN, Visar Prebeza, ku gjerësisht u foli studentëve për funksionimin dhe rëndësinë e gjetjes së fakteve gjatë hulumtimeve të ndryshme, si dhe për krypometrin.

 

Në ditën e dytë të këtij trajnimi, autori i emisioni Drejtësia në Kosovë, Kreshnik Gashi, foli për vërtetimin e fakteve, raportimin e sigurt në fushën e gazetarisë, hulumtimeve televizive dhe ato të bazuara në raportimet e sinjalizuesve.

Gashi si gazetar hulumtues me përvojë 11 vjeçare, prezantoi para studentëve përvoja të shumta profesionale, teksa foli edhe për sfidat gjatë detyrës dhe sukseset e arritura.

 

Në fund të trajnimit, për pjesëmarrje të suksesshme studentëve të UBT-së u janë ndarë certifikata.

Ky trajnim është mundësuar nga Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën dhe financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, menaxhuar nga Fonacioni kosovar për shoqëri civile, në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.