Studentët e Medias dhe Komunikimit mbajnë fizikisht pjesën praktike të mësimit, respektojnë masat e pandemisë
10/11/2020Muajt e pandemisë kanë qenë sfidë në vete për çdo institucion arsimor kudo në botë, por me sistemin modern të UBT-së për mësim online, qasja dhe adaptimi i studentëve në mësim është bërë shumë më i lehtë dhe më atraktiv.
Megjithatë, në lëndët që punën praktike e kanë në thelb të mësimit, UBT ua ka mundësuar studentëve të gjitha kushtet, në mënyrë që të mos privohen nga zbatimi praktik i njohurive.
Kjo metodë mësimi është zbatuar edhe në lëndën “Kamera dhe Fotografia”, në kuadër të Fakultetit Media dhe Komunikim, ku nën mentorimin e asistentes Anisa Rada, si dhe duke i ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtje ndaj COVID-19, studentët e vitit të dytë po vijojnë punën praktike dhe po përgatiten për tregun e punës.
Puna në terren, jo vetëm që po u ndihmon studentëve të mos mbesin prapa në përfitim të shkathtësive praktike mbi kamerën dhe fotografinë, por mbi të gjitha po ju ndihmon studentëve që më lehtë ta tejkalojnë sfidën e të mësuarit online.