Studentët e MBE-së përfitojnë njohuri të reja për Prokurimin Publik dhe Privat

04/02/2020

Studentët e Fakultetit Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi në UBT, të specializimit Logjistikë dhe Menaxhim i Prokurimit, kanë dëgjuar ligjëratë tematike me temë: “Aplikimi i Prokurimit Elektronik në Institucionet e Republikës së Kosovës”, ligjëruar nga eksperti i prokurimit publik dhe privat, Gani Nekaj.

 

Ai u shpjegoi studentëve aplikimin praktik, sfidat dhe përparësitë e prokurimit elektronik, teksa ka ndarë edhe përvojat e tij profesionale.

 

Studentët me këtë rast patën mundësinë edhe të parashtrojnë pyetje rreth ligjëratës, ndërkaq u ndanë të kënaqur me njohuritë që e reja që i përfituan në fushën e prokurimit.