Studentët e MBE-së marrin njohuri për aplikimin e kontabilitetit me softuer

07/02/2020

Në kuadër të Fakultetit të Menaxhment Biznes dhe Ekonomi, në UBT dhe në Kolgjin “Dukagjini”, në Pejë, është mbajtur ligjëratë tematike dy ditore me temën: “Aplikimi i kontabilitetit me softuer”, nga bashkëpronari i kompanisë , “Expert Group”, Arsim Zeka.

 

Ai u ka folur studentëve të MBE-së për funksionimin e kontabilitetit me softuer, që sipas tij, është një nga praktikat më të sofistikuar në fushën e kontabilitetit.

 

Zeka shpjegoi administrimin e softuerit të kontabiliteti, tregoi se si bëhet regjistrimi i artikujve dhe subjekteve, regjistrimi i blerjeve, shitjeve dhe shpenzimeve, regjistrimi i aseteve, deklarimi i tatimeve, regjistrimi i punëtorëve, analizimi i pasqyrave financiare, etj.

 

Ligjërata në fjalë është mbajtur në kuadër të lëndës Kontabiliteti i Tatimeve dhe Kontabiliteti Financiar, ligjëruar nga profesoresha, Fidane Spahija – Gjikolli.