Studentët e Juridikut simulojnë seancë për arbitrazhin

09/01/2020

Studentët e Fakultetit Juridik, në UBT, kanë mbajtur një seancë simuluese për arbitrazhin, të organizuar në kuadër të lëndës “Arbitrazhi dhe Zgjidhja Alternative e Mosmarrëveshjeve”, me profesorin Artan Murati, në prani edhe të dekanes së fakultetit, Jorida Xhafa.

 

Gjatë kësaj seance simuluese, studentët kanë shfaqur njohuritë e tyre të marra përgjatë këtij semestri, duke treguar aftësi të larta të parashtrimit të argumenteve mbi një rast hipotetik, duke u bazuar në kuadrin ligjor të kësaj fushe.

 

Studentët në këtë seancë hipotetike, konkretisht demonstruan aftësi analitike, të nevojshme edhe në zhvillimin e tyre profesional.

 

Fakulteti Juridik në UBT, përveç vizitave studimore nëpër institucione të drejtësisë, zhvillon vazhdimisht aktivitete të tilla, ngaqë ndihmon në aftësimin praktik të studentëve, në përputhje me standardet bashkëkohore dhe pritshmëritë e të mësuarit në fushën e juridikut.