Studentët e Juridikut në UBT do të ndjekin praktikë në Gjykatën Themelore në Prishtinë

10/06/2024

Studentët e Fakultetit Juridik në UBT tash e tutje do të kenë mundësi të ndjekin praktikë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Gjykatën Themelore, për t’i ofruar mundësi studentëve të Juridikut për të ndjekur praktikë për një periudhë deri në gjashtë muaj.

Ky bashkëpunim nuk kufizohet vetëm në praktikën studentore, por shtrihet edhe në fusha të tjera si organizimi i konferencave, punëtorive dhe trajnimeve.

Rektori Hajrizi ka ofruar mbështetje për Gjykatën në ofrimin e trajnimeve për stafin e saj dhe aktivitete të tjera të përbashkëta.