Studentët e Juridikut në UBT realizuan vizitë studimore në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë

27/05/2024

Studentët e vitit të katërt të Fakultetit Juridik realizuan një vizitë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë. Studentët u shoqëruan nga Prof. Asoc. Ahmet Maloku, Dekan i Fakultetit Juridik, dhe Dr. sc. Reshat Maliqi, profesor i lëndës së Kriminalistikës.

Gjatë vizitës, u shoqëruan nga Baki Troni, U.D. Drejtor i Departamentit për Traseologji Forenzike, i cili mundësoi vizitën në ambientet dhe laboratorët e ndryshëm të Agjencisë, konkretisht u vizituan divizionet për Administrimin e Provave, Analiza Kimike të Narkotikëve, Analiza të Eksplozivëve dhe Zjarrvënieve, Serologji dhe ADN, Dokumente dhe Dorëshkrime, Balistikë, Ekzaminim të Kompjuterëve, dhe Imazh, Video dhe Zë.

Kjo vizitë ofroi një mundësi të mrekullueshme për studentët të ndërlidhnin njohuritë teorike me praktikën. Interesimi i studentëve përmes pyetjeve të ndryshme dëshmoi njohuritë e tyre bazike për ekzaminimet që bëhen në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.