Studentët e Juridikut në UBT zhvilluan një vizitë studimore në Gjykatën Themelore në Prizren, në Divizioni Civil

09/06/2023

Studentët e Fakultetit Juridik në UBT në kuadër të lëndës “E drejta pronësore dhe e kadastrit”, të udhëhequr nga profesoresha Egzona Osmanaj, zhvilluan një vizitë në Gjykatën Themelore në Prizren, në Divizionin Civil.

Studentët u pritën nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, shefi i Divizionit Civil, gjyqtari Shaban Shala dhe zyrtari për media dhe komunikim, Marcel Lekaj.

Gjatë këtij aktiviteti, studentët patën rastin të njihen me kushtet e punës së këtij divizioni dhe u njoftuan për shumë çështje që ndërlidhen me strukturën organizative, funksionimin, si dhe numrin e përgjithshëm të lëndëve pronësore të natyrës kontestimore.