Studentët e Juridikut në UBT vizitojnë Gjykatën Themelore në Prishtinë

22/05/2024

Në kuadër të lëndëve “E Drejta Pronësore dhe e Kadastrit” dhe “E Drejta Kontraktore”, studentët e vitit të katërt të specializimit në të drejtën civile po realizojnë vizita të rëndësishme në departamentin civil të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Këto vizita po organizohen në bashkëpunim me Prof. Asst. Dr. Egzone Osmanaj, duke u mundësuar studentëve të përfitojnë një përvojë të pasur praktike.

Gjatë vizitave, studentët kanë pasur rastin të shohin nga afër funksionimin e sistemit gjyqësor dhe aplikimin praktik të ligjit. Ata kanë ndjekur seanca gjyqësore, kanë komunikuar me profesionistët e drejtësisë dhe kanë përfituar nga përvojat e tyre të çmuara.