Studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës vizituan Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës, “Adem Jashari”

20/12/2019

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, në kuadër të lëndës “Aeroportet dhe Metrotë”, ligjëruar nga Beni Kizolli, kanë realizuar vizitë studimore në Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës, “Adem Jashari”.

 

Studentët patën mundësinë të shohin nga afër ambientet e punës, vizituan edhe departamentet dhe infrastrukturën përcjellëse.

 

Ata janë pritur nga stafi udhëheqës dhe teknik, të cilët informuan studentët për procesin e punës që zhvillohet në ANP.

 

Studentët u informuan konkretisht për menaxhimin e terminalit, teknologjinë që përdoret dhe sigurinë.

 

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, organizon vizita të shuma studimore në institucione dhe kompani të ndryshme në vend, me qëllim të marrjes së përvojave profesionale në aspektin praktik.