Studentët e Inxhinierisë së Energjisë vizituan Hidrocentralin e Fierzës
28/06/2018Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë realizuan vizitë studimore në Hidrocentralin e Fierzës, në Shqipëri.
Gjatë kësaj vizite studimore ata u shoqëruan nga profesorët në UBT, Vehbi Sofiu, Sami Gashi dhe Afrim Osmani.
Studentët panë nga afër digën, ujëmbledhësin dhe tunelet e turbinave të këtij hidrocentrali, i cili është ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, që ka filluar punën në vitin 1975.
Përveç kësaj, studentët vizituan edhe sallën e komandës, sallën e makinave, sallën e turbinave dhe sallën e baterive.
Pos stacionit bazë të hidrocentralit, studentët panë nënstacionin e afërt për shpërndarjen e energjisë elektrike dhe transformimet dhe tensionit, teksa u njoftuan me sistemin e mbrojtjes, të komandimit dhe qendrën e operimit.