Studentët e Inxhinierisë së Agrikulturës mbjellin bimë dekorative në Kopshtin Botanik të UBT-së

14/04/2022

Në vendin e posaçëm të Kopshtit Botanik të UBT-së, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, në kuadër të lëndës: “Bimët dekorative”, me profesorin Nexhat Balaj, studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit, kanë bërë mbjelljen e disa farërave të bimëve dekorative, në hapësirat e serrës eksperimentale të luleve.

 

Në këtë pjesë të serrës janë mbjellur disa lloje të luleve sezonale pranverore duke përfshirë lulet: Lule Petunia, Lule Kadife, Ageratum, Begonia e Gladiola, e ku synohet që të mbillen lule dhe bimë për qëllime eksperimentale për katër stinët e vitit.

 

Përmes Kopshtit Botanik të UBT-së, i cili me ndërlidhjen e akademisë dhe shkencës, është duke iu përcjellur gjeneratave të reja rolin e bimëve në mjedis dhe marrëdhëniet midis njerëzve dhe bimëve.

 

Mbjellja e bimëve në këtë kopsht, i cili ka pasuruar shumë Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, është duke u fokusuar për kërkimet shkencore për studentët e UBT-së, nga ku përmes kësaj studentët do të përgatiten profesionalisht për tregun e punës në fushën e kultivimit, dhe rritjes së bimëve dekorative.