Studentët e Inxhinierisë Ndërtimore vizituan laboratorin “GEOKOS A&A”
18/01/2019Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës kanë vizituar laboratorin e gjeomekanikës, “GEOKOS A&A”, me seli në Prishtinë, të shoqëruar nga ligjëruesit në UBT, Hysen Ahmeti dhe Hazir Çadraku.
Qëllimi dhe rëndësia e kësaj vizite ishte që studentët të mësojnë se si të zbatojnë studimin teorik në atë praktik, duke parë se si nxirren mostrat nga shpimet në terren dhe sjellja e tyre në laborator për analizim dhe nxjerrje të parametrave fiziko-mekanikë, përfshirë peshën vëllimore, peshën specifike, lagështinë natyrore, përbërjen granulometrike, plasticiteti-kufijtë e Atterberg-ut, shkallën e ngopshmërisë, porozitetin, densitetin, metodën e proktorit të modifikuar, ASTM D-698: AASHTO T-99, etj.
Studentet arritën të njohin nga afër ecurinë e punës laboratorike për nxjerrjen e parametrave fiziko-mekanikë, ku studentët u ndanë të kënaqur nga kjo vizitë, teksa bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me tej ndërmjet UBT dhe laboratorit “GEOKOS A&A”.