
Studentët e Inxhinierisë Ndërtimore vizituan Kompaninë e Ujesjellësit “Prishtina”
24/12/2018Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, të shoqëruar nga profesori në UBT, Ilir Abdullahu, kanë realizuar vizitë studimore në Kompaninë e Ujësjellësit rajonal “Prishtina” në Shkabaj.
Gjatë kësaj vizite studentët u njoftuan me procesin e ujësjellësit, duke filluar nga pompimi i ujërave, filtrimi, pastrimi dhe deri tek përcjellja e ujit në rrjetet e konsumatorëve.
Gjithashtu, studentët patën rastin të vizitojnë objektin për trajtimin e ujit ku bëhet dozimi i alumin sulfatit, kompresorët e ajrit dhe gypat e pompimit të ujit.
Me këtë rast, studentët u shprehën të kënaqur me realizimin e vizitave të tilla studimore, pasi sipas tyre, institucioni po u mundëson ndërlidhjen e teorisë me praktikën.