Studentët e Infermierisë shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Hipertensionit në Gjilan

17/05/2019

Hipertensioni i pakontrolluar është i përhapur, paraqet simptoma dhe përbën një faktor të rrezikut për sëmundje të ndryshme. Duke qenë kështu, me qëllim të ndërgjegjësimit të njerëzve, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Hipertensionit, studentët e Fakultetit të Infermierisë në UBT organizuan aktivitete simbolike në qytetin e Gjilanit.

 

Aktivitetet janë mbajtur në sheshin kryesor të qytetit, ku kalimtarët e rastit patën mundësinë të marrin këshilla shëndetësore dhe shërbime falas, si matja e shtypjes së gjakut. Po ashtu, studentët kanë shpërndarë edhe fletëpalosje me përmbajtje informimi dhe sensibilizimi.

 

Këto aktivitete janë mbështetur nga grupi për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në UBT, nga të cilat përfituan një numër i madh i qytetarëve të moshave të ndryshme.