Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT realizuan vizitë studimore
25/11/2021Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, në kuadër të planprogramit unik, hartuar dhe bazuar në universitetet më prestigjioze të evropës, kanë realizuar një vizitë studimore në kompaninë Plus Paints.
Në këtë kompani, e cila praktikon teknologjinë e fundit për ngjyrosje, studentët u pritën nga drejtori i kësaj kompanie, Dardan Zeqiraj, në të cilën janë diskutuar kreativiteti, materialet, raporti i plasimit të produkteve në treg, për konceptet dhe trendët e reja, si dhe për teknologjinë dhe avancimin në komunitet.
Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar, vizitën e kanë vazhduar në kompaninë Plus Leather, në të cilën bëhet modifikimi dhe riparimi i enterierëve të automjeteve luksoze, për ta përfunduar në UBT Printing House, në të cilin studentët u informuan nga stafi teknik i UBT Printing House rreth anës teknike të botimeve dhe për rëndësinë e shtypshkronjës, si dhe përgatitjen e botimeve me ofset dhe sito shtyp, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.
Me këtë rast, studenti i Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, Ardian Alshiqi, ka filluar angazhimin e tij për dizajnimin e disa projekteve në UBT Printing House.