Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT zhvillojnë pjesën praktike të lëndës “Materialet në Arkitekturë”
27/01/2025Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë realizuar pjesën praktike të lëndës “Materialet në Arkitekturë”. Nën udhëheqjen e profesorëve Muhamet Ahmeti, Visar Krelani dhe Driton Kryeziu, si dhe me asistencën e teknikut Hajriz Mazreku, studentët patën mundësinë të zbatojnë në praktikë njohuritë teorike të përfituara gjatë leksioneve.
Kjo qasje praktike synon të rrisë aftësitë profesionale të studentëve duke u ofruar atyre përvoja të drejtpërdrejta me materialet dhe teknikat që përdoren në ndërtim dhe arkitekturë, duke forcuar përgatitjen e tyre për tregun e punës.
UBT vazhdon të ofrojë një kombinim të shkëlqyer mes teorisë dhe praktikës përmes stafit të kualifikuar dhe teknologjisë moderne, duke kontribuar në formimin e inxhinierëve të së ardhmes.