Studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologji vizituan kompaninë Premium
08/12/2020Studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologji realizuan vizitë studimore në kompaninë Premium, të cilët u pritën nga teknologu i kompanisë në fjalë.
Ata panë nga afër linjën teknologjike të prodhimit të bukës integrale, të kroasanteve dhe të byrekut.
Ndërkaq, studentëve iu demonstrua i gjithë procesi teknologjik, që nga pranimi i lëndës së parë e deri tek ambalazhimi i produktit.
Studentët poashtu patën rastin për të u njoftuar edhe për metodën e pranimit të lëndës së parë, dezinfektimin e aparaturave, lëndët që përdoren në industrinë e prodhimit të bukës integrale, procesin e fermentimit dhe pjekjen e bukës.
Vizita pati karakter interaktiv ku studentët shtruan pyetje duke i ndërlidhur më njohuritë teorike të lëndëve në ligjërata.