Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT vizituan Mensën e Studentëve në Prishtinë
16/11/2022Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, zhvilluan një vizitë studimore në Mensën e Studentëve në Prishtinë, me ç’rast u mirëpritën dhe u shoqëruan nga drejtori i Mensës, Fahri Osmani.
Studentët u njoftuan më gjerësisht me aktivitetin e këtij institucioni, duke marrë informacione nga drejtori Osmani rreth përgatitjes së ushqimit dhe digjitalizimit të shërbimit të vakteve për studentët që kanë të drejtë të regjistrohen në këtë institucion.
Ata njashtu patën rastin të shohin nga afër përgatitjen e ushqimeve nëpërmjet pajisjeve adekuate teknike, si dhe të informohen rreth rregullave bazë të cilat aplikohen në këtë institucion për sigurimin e ushqimit dhe kërkesat e studentëve.
Vizitat e tilla studimore në kuadër të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, ndihmojnë studentët rreth avancimit dhe përfitimit të njohurive të reja, si dhe për të parë nga afër punën në institucionet përkatëse të fushës së tyre.