Studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në fabrikën “AMG” në Podujevë
30/12/2022Në kuadër të lëndëve praktike, studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në fabrikën “AMG” në Podujevë, me ç’rast u njohën me punën dhe angazhimin e stafit të kësaj fabrike.
Përgjatë kësaj vizite studimore, studentët patën mundësi të njihen me rolin e teknologëve, mbështetjen e tyre nga kompanitë vendore, kapacitetin e prodhimit, si dhe panë nga afër prodhimin që kjo kompani realizon për produktet e konservuara.
Ndër të tjera, studentët patën rastin të shohin nga afër edhe ambientet e kësaj fabrike, infrastrukturën dhe pajisjet teknologjike me të cilat punohet në këtë fabrikë, si dhe angazhimin e punëtorëve.