Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT vazhduan në vitin e pestë me radhë ligjeratat e përbashkëta me Universitetin e IOWA-s

17/04/2024

Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të lëndës “Mjedisi Biznesor Ndërkombëtar”, të udhëhequr nga profesori Enver Krasniqi dhe Erin Johnson, kanë vazhduar edhe këtë vit të mbajnë ligjërata online me studentët nga Universiteti i IOWA-s nga ShBA.

Ky është viti i pestë me radhë që studentët e MBE-se së bashku me studentët nga IOWA mbajnë ligjërata të përbashkëta duke treguar një performance të jashtëzakonshme gjatë punës dhe prezantimeve grupore.

Temat që u zhvilluan gjatë këtyre ligjëratave filluan me njohjen e studentëve duke prezantuar në grupe secili rreth jetës studentore në kontekste të ndryshme IOWA/UBT.

Sipas vlerësimit te përbashkët, prezantimet e 6 grupeve ishin shumë të suksesshme dhe përmbushen të gjitha objektivat e sesioneve të përbashkëta duke treguar një performancë të lartë gjatë prezantimeve.