Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi mbajtën ligjëratë tematike për praktikën në kontabilitet

09/02/2022

Studenti i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, Gent Konjuhi, ka mbajtur një ligjëratë tematike online me temën: “Praktikë në kontabilitet”, për studentët e vitit të parë, në kuadër të lëndës “Hyrje në kontabilitetetin financiar”, me profesoreshën Fidane Spahija Gjikolli.

 

Gjatë kësaj ligjërate, Genti ka ndarë përvojat e tij si i punësuar në kompaninë DataCom Computers, me softuerin e kontabilitetit Evidenca Financiare dhe Materiale – EFM, nga ku për së afërmi studentët u njoftuan se si funksionon softueri i kontabilitetit duke marrë shembuj të blerjes, shitjes, inventarit të mallit, akrualeve e parapagimeve e deri te reflektimi i transaksioneve në pasqyrat financiare.

 

Përmes këtij aktiviteti, studentët treguan një interaktivitet të frytshëm, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për tregun e punës, përmes profesionistëve të fushës së ekonomisë dhe kushteve moderne infrastrukturore.