Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim zhvillojnë punën praktike në terren

22/11/2018

Studentët e viti të dytë të Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, anën teorike të ligjëratave e plotësojnë në mënyrë të vazhdueshme edhe me aplikimin e njohurive të fituara në praktikë.

Në kuadër të lëndës “Kamera dhe Fotografia”, studentëve të këtij drejtimi u është dhënë mundësia që përmes punës praktike të realizuar në terren, të avancohen sa më shumë në këtë drejtim.

 

Studentët, përgjatë praktikës së realizuar n terren mësuan mbi teknikat e fotografimit, kuadrat për fotografi e video ideale, anën artistike të fotografisë, si dhe vështirësitë e punës që mund të hasen në terren.

Ana praktike, krahas asaj teorike, është e paraparë me kurrikulën e Fakultetit Media dhe Komunikim, në mënyrë që pas përfundimit të studimeve, studentët të kenë njohuri për fusha të ndryshme të medias e komunikimit, dhe që pastaj, të njëjtat t’i zbatojnë në praktikë nëpër vendet e tyre të punës.