Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim vizituan Portalin Telegrafi

07/11/2018

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin e Medias dhe Komunikimit në UBT, vizituan portalin Telegrafi, ku u pritën nga kryeredaktori, njëherësh edhe ligjërues në UBT, Muhamet Hajrullahu.

 

Hajrullahu i informoi studentët për sistemin e brendshëm të funksionimit, natyrën e punës në portal, realizimin teknik, mënyrën e ndarjes së punëve dhe përgjegjësive, teksa në të njëjtën kohë, studentët patën mundësinë të bëjnë edhe pyetje.

Ai po ashtu ka folur për mundësinë e bashkëpunimit dhe të punësimit për studentët në këtë portal.

 

Vizitat studimore po realizohen me qëllim të informimit dhe të njoftimit të studentëve në mënyrë të drejtpërdrejtë me kushtet dhe mundësitë që ofron tregu i punës. Studentët e këtij drejtimi edhe më parë kanë vizituar shtëpi mediale, teksa edhe më tutje ata do të vazhdojnë të vizitojnë mediume televizive, portale e gazeta vendore.