Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim u njoftuan me rolin e mediave në mjekësi

21/04/2020

Pos ligjëratave të përditshme online, Fakulteti Media dhe Komunikim, në UBT, po përpiqet që studentët e vet t’i mbajë në rrjedha të secilës ngjarje, me qëllim që ata të marrin sa më shumë njohuri jashtë kurrikulës mësimore.

 

Si rrjedhojë edhe ka nisur cikli i ligjëratave tematike, që filluan me doktorin dhe profesorin e shkencave mjekësore, Dugagjin Sokoli, i cili për studentët trajtoi temën “Media në mjekësi”.

 

Në kuadër të kësaj ligjërate është diskutuar zgjerimisht rreth rolit të medias në shëndetësi, çfarë kanë të përbashkët mjekësia dhe gazetaria, si dhe është trajtuar ndërlidhja mes këtyre dy fushave.

 

Ligjërata pati karakter interaktiv dhe studentët u inkuadruan gjatë tërë kohës me pyetje dhe diskutim.

 

Qëllimi kryesor i këtyre ligjëratave tematike është që studentët të përfitojnë kompetenca tekstuale për fushat e ndryshme, si mjekësi, ekonomi, sport, politikë, etj.