Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim punësohen menjëherë pas përfundimit të studimeve

09/11/2020

Njomza Maxhuni është njëra nga shumë studentë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, të cilët menjëherë pas përfundimit të studimeve bëhen pjesë e stafit nëpër media të ndryshme si gazetarë, moderatorë, realizatorë programesh, kameramanë, teknik regjie, montazherë, zyrtarë për marrëdhënie me publikun, zyrtarë për informim, etj.

 

Njomza tani është e punësuar në Radio Vicianum, në cilësinë e moderatores së emisionit, “Online Mesdita”.

Ajo theksoi se arma e saj më e fortë si studente ishte zëri, e cila me ndihmën e profesorëve dhe përmes punës praktike në UBT, arriti ato ta përkeqësojë dhe karrierën ta fokusoj në këtë drejtim.

 

“UBT ka ndikuar jashtëzakonisht pozitiv në jetën dhe në karrierën time. Me programin të cilin e ofron institucioni dhe me punën e palodhshme të profesorëve, ka qenë shumë më e lehtë për mua t’i kaloj sfidat profesionale”, theksoi ajo

 

Njomza shtoi se UBT ofron të gjitha kapacitetet për zhvillimin studentor dhe ndërtimin e bazës profesionale për një të ardhme profesionale dhe karrierë të suksesshme.

 

“Jam shumë falënderuese që kam mësuar nga përvoja të shumta të profesorëve dhe të asistentëve, të cilët pa hezitim kanë punuar për të shpërndarë njohuritë e tyre të frytshme. Përmes laboratorëve dhe pajisjeve që i posedon ky fakultet studentët e gazetarisë kanë mundësi të fitojnë njohuri të thelluara në anën praktike, teorike si dhe teknike”, tha ish-studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Njomza Maxhuni.