Studentët e Fakultetit Juridik drejtimi Penal dhe Kriminologji Kompjuterike dhe Forenzikë realizuan vizitë studimore në ARKEP

20/01/2022

Studentët e nivelit master të Fakultetit Juridik, drejtimit Penal dhe Kriminologji Kompjuterike dhe Forenzikë, të shoqëruar nga profesori Arian Kadriu, kanë realizuar një vizitë studimore në Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

 

Në këtë vizitë studimore, studentët u pritën nga përfaqësues të ARKEP, ku u njoftuan për së afërmi rreth kodeve të internetit, sigurisë kibernetike, krimeve kibernetike, standardeve teknike dhe organizative të sigurisë.

 

Ndër të tjera, studentët u njoftuan edhe me integritetin e rrjeteve të internetit, vlerësimit të rrezikut, masave të sigurisë, raportimin e incidenteve, si dhe për shkëmbimin e informacionit.

 

Studentët patën mundësinë që të dëgjojnë raste dhe shembuj se si janë trajtuar çështje të ndryshme në praktikë, duke u zhvilluar kështu një interaktivitet i frytshëm mes përfaqësuesve të ARKEP dhe studentëve të UBT-së.