Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT zhvilluan një vizitë studimore te ura në afërsi të objektit Dukagjini në Prishtinë

24/01/2023

Studentët e vitit të tretë në Fakultetin Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, në kuadër të lëndës “Urat”, të udhëhequr nga profesorët Arsim Rapuca dhe Naser Morina, kanë realizuar një vizitë studimore pranë urës te rrethi për Fushë Kosovë, në afërsi të objektit Dukagjini në Prishtinë.

Studentët u njoftuan për së afërmi më shumë me elemente të urave, rreth ndërtimit të kësaj ure dhe elementet e saj, ku janë të përfshira, si: sistemi i mbështetjes, mbështetësit elastomer, gardhi mbrojtës, si dhe fugat e dilatimit pahit elastike.

Ndër të tjera, u sqarua edhe mënyra sesi do të vazhdohet kjo urë duke ndërlidhur pjesën e rrethit qendror në Prishtinë me lagjen e Arbërisë (ish Dragodani).

Studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT përveç pjesës studimore vazhdojnë të jenë prezent në projektet e rëndësishme të Kosovës, ashtu siç kanë qenë prezent gjatë ndërtimit të autostradës për Shkup dhe për Shqipëri.