Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, vizitojnë Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit

17/03/2021

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë bashkë me prodekanin, prof.dr. Visar Krelani, si dhe me profesorin Ramë Hamzaj, kanë realizuar vizitë studimore në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, ku atje u pritën nga zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm, Gani Berisha, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA).

 

Studentët u njoftuan nga përfaqësuesit e këtij dikasteri për shumë fusha që mbulohen nga ky institucion. Në këtë takim përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, u zotuan që të bashkëpunojnë ngushtë në të gjitha fushat dhe programet e UBT-së, si dhe për formën dhe mundësinë e bashkëpunimit në mes dy institucioneve.

 

Ndër të tjera studentët vizituan Departamentin për Inspektim të Mjedisit, Natyrës, Ujërave, Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamentin e Institutit për Planifikim Hapësinor, Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, Departamentin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujërave, si dhe Prokurimin Publik të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.