Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, zhvilluan një vizitë studimore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

31/05/2022

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për t’u njoftuar nga afër me punën dhe angazhimin e këtij dikasteri në fushën e politikave bujqësore.

 

Nën shoqërimin e profesorit të UBT-së, Vezir Januzi, studentët përgjatë kësaj vizite patën mundësi të njoftohen me ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe me stafin përgjegjës të këtij dikasteri.

 

Ndër të tjera studentët thelluan njohuritë e tyre rreth departamenteve në këtë ministri, gjegjësisht për angazhimin e stafit rreth përmirësimit të kushteve në bujqësi dhe tregjet vendore, si dhe shërbimeve këshillimore dhe teknike me temë: “Hartimi i politikave të bujqësisë dhe tregjeve, funksionimi i shërbimeve këshillimore”.

 

Vizitat e tilla në kuadër të lëndëve praktike në Fakultetin Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, bëjnë që studentët të jenë më aktiv dhe të fitojnë njohuritë e nevojshme për të qenë të përgatitur në profesionet e tyre në të ardhmen.