Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, realizuan vizitë studimore në fabrikën “Laberion SHPK”

05/04/2022

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, të shoqëruar nga profesori Vezir Januzi, kanë zhvilluar një vizitë studimore në fabrikën “Laberion SHPK”.

 

Në këtë vizitë, studentët e këtij fakulteti patën mundësi që të njihen nga afër me gjithë procesin teknologjik të prodhimit të lëngjeve, si dhe rreth politikave të bujqësisë dhe të ushqimit (programet e bujqësisë, gjenerimit të vendeve të reja të punës, problemet e politikave të bujqësisë, siguria ushqimore).

 

Përmes këtyre vizitave studimore, studentët janë duke parë nga afër mënyrën e funksionimit të industrisë, në mënyrë që ata në të ardhmen të jenë një hap përpara në ballafaqimin me problemet eventuale që mund të shfaqen në profesionin e tyre.