Studentët e Fakultetit Farmaci në UBT, zhvilluan një vizitë studimore në fabrikën e qumështit “ABI” në Prizren

06/06/2022

Studentët e vitit të katërt të Fakultetit Farmaci në UBT, në kuadër të lëndës “Bromatologji”, kanë zhvilluar një vizitë studimore në fabrikën e qumështit “ABI” në Prizren, për të parë nga afër përpunimin e qumështit, si dhe angazhimin dhe punën e stafit në këtë fabrikë.

 

Në kuadër të kësaj vizitë studentët patën mundësi të shohin nga afër ambientet e fabrikës, si dhe të njoftohen me praktikat e pranimit dhe përpunimit të qumështit dhe të produkteve të qumështit.

 

Ndër të tjera, studentët përforcuan njohuritë e tyre rreth kontrollit të cilësisë së produkteve ushqimore, si dhe marrëdhëniet midis strukturës dhe vetive të substancave ushqimore me barnat, të cilat janë të rëndësishme për një farmacist.

 

Vizitat e tilla në kuadër të Fakultetit Farmaci në UBT, ndihmojnë studentët të marrin njohuri të reja rreth profesionit të tyre, si dhe të rrisin ndërgjegjësimin e farmacistëve të rinj rreth ndërveprimeve të mundshme ushqim-barna.