Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT kanë zhvilluar vizitë studimore në kompanitë “Daqa” dhe “Tefik Çanga”, në Ferizaj
05/12/2022Studentët e vitit të dytë në Fakultetin Dizajn i Integruar në UBT, dega në Ferizaj, në kuadër të lëndës “Bazat e Dizajnit të Modës”, të udhëhequr nga profesoresha Ardita Rizvanolli dhe koordinatorja e degës, Fatime Tahiri, kanë realizuar një vizitë studimore në fabrikën “Daqa” për prodhimin e lodrave dhe elementeve tjera përcjellëse, si dhe në fabrikën “Tefik Çanga” për prodhimin e mobilierisë.
Në fabrikën “Daqa”, studentët u mirëpritën nga arkitekti i kompanisë, i cili i ka njoftuar studentët për gjithë procesin e përgatitjes së produktit, si dhe për prodhimin e lodrave dhe elementeve tjera përcjellëse për aktivitetet sportive që montohen në parqe dhe ambiente të mbyllura.
Në fabrikën “Tefik Çanga”, studentët u mirëpritën nga stafi në mesin e të cilëve ishin edhe dy studentë të UBT-së që kanë përfunduar studimet, me ç’rast u njoftuan nga afër për procesin e prodhimit të mobilierisë, duke filluar nga faza përgatitore e dizajnimit të produktit, procesi i prodhimit e deri te ekspozimi në “show room-in” e kompanisë.