Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në objektet e kompanisë “Tiki”
14/12/2022Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT në kuadër të lëndës “Dizajnim i Materialeve të Zyrës“ të udhëhequr nga profesoresha Emina Rexhiq, kanë zhvilluar një vizitë studimore në objektet e kompanisë “Tiki” , e cila është byro e arkitekturës, fabrikë e mozaikut dhe fabrikë e zdrukthëtarisë.
Studentët u mirëpritën nga arkitektja dhe menaxherja e kompanisë, e cila i ka njoftuar studentët për gjithë procesin e dizajnimit të materialeve dhe prodhimit të tyre në sektorin e zdrukthëtarisë, duke i përfshirë edhe produktet për të gjitha nivelet e mobilimit për zyre.
Ky grup i studentëve patën mundësinë të shohin nga afër setin e gjërave të produkteve të mozaikut dhe të mësojnë më shumë për mënyrën e përpunimit dhe prodhimit të formave të aplikimit, si dhe përparësitë e materialeve të xhamit.
![](https://ubtnews.com/file/2022/12/f3244109-4abc-4cc7-9d3f-f46146df45b4.jpg)
![](https://ubtnews.com/file/2022/12/31c86c7d-ec35-4548-aeb4-019cb41a4d15.jpg)
![](https://ubtnews.com/file/2022/12/a7273057-85ac-4e19-bca4-00e2b24de324.jpg)
![](https://ubtnews.com/file/2022/12/094cd154-f950-4719-aafa-774cc8c4b06c.jpg)
![](https://ubtnews.com/file/2022/12/226b4697-5666-404c-bef9-506dd813aee6.jpg)
![](https://ubtnews.com/file/2022/12/9f3b3477-8f86-4be8-8afe-b15e1e33dbbd.jpg)