Studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale organizuan ekspozitën “Untitled Exhibition”

23/03/2022

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, organizuan një ekspozitë në grup, të titulluar “Untitled Exhibition”, nga ku 12 studentë të këtij fakulteti sollën kreativitetin dhe idetë e tyre.

 

Konceptet dhe mendimet ndryshe u shfaqën në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, ku në mënyrë të suksesshme u përçua ideja dhe mesazhi i tërë ekspozitës dhe punës që studentët kanë realizuar.

 

Dymbëdhjetë studentët të cilët prezantuan punimet e tyre janë: Era Bata (The Coordinate Series), Manushaqe Ibrahimi (Legacies), Yll Avdiu (Bloom), Sara Çafleshi (Expansion Into Uncertainty), Rinea Sheholli (Am I There?), Gent Ademaj (Travels of a Dreamer), Rinesa Gashi (XS), Adonis Berisha (Seen), Alban Tahiri (Sketches on T-Shirt), Lis Sylejmani (Art & Work), Ajlla Hoxha (Pllum), si dhe Vullnet Jakupi (What after we leave).

 

Fakulteti Art dhe Media Digjitale në UBT, është një prej programeve të studimit që ofron një kurrikulë moderne, si dhe është shembull i një platforme profesionale për zhvillimin e mëtutjeshëm për inkuadrimin në fushat profesionale  për punësim në industrinë kreative.