Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT bëjnë testimin e materialeve në Laboratorin e Materialeve Ndërtimore në UBT
22/06/2021Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, kanë realizuar aplikimin e testimeve të ndryshme të materialeve, në kuadër të lëndës së materialeve në arkitekturë.
Studentët patën mundësi të aplikojnë testimet në laboratorin e akredituar të materialeve në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, nga ku u praktikua aplikimi i pjesëve të rëndësishme studimore të materialeve, duke bërë që studentët të përforcojnë edhe më shumë aspektin teorik dhe praktik, që në të nesërmen ata të kenë mundësi të garantimit të cilësisë së ndërtimeve të tyre.
Ndërkohë, studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, dega në Ferizaj, vizituan laboratorin për testimin e materialeve “Struktura”, në Ferizaj, ku aplikuan testime të ndryshme të materialeve, me ç’rast arritën të përvetësojnë në nivel të lartë materialet e ndryshme të aplikueshme në arkitekturë, duke i dhënë theks vlerësimit të cilësisë së tyre.
Gjatë gjithë kohës studentët ishin nën monitorimin e teknikëve të laboratorit, inxh. Hajriz Mazreku, inxh. Leuart Osmani, si dhe profesorëve të lëndës, prof.dr Muhamet Ahmeti, prof. Driton Kryeziu, dhe prof. Visar Krelani.
Përgjatë gjithë kësaj kohe, studentët bashkë me profesorët kishin një interaktivitet të frytshëm, ku u diskutuan aspekte të cilësisë së betonit dhe përcjelljes së tij, konstruksioneve të çelikut, si dhe materialeve të tjera inovative.