Studentët e Dizajnit të Integruar zhvillojnë një vizitë studimore në Agjencinë e Marketingut “PAPARAPARA”

10/05/2024

Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar, në kuadër të lëndës “Studio Dizajn 4”, të udhëhequr nga profesori Uran Krasniqi kanë zhvilluar një vizitë studimore në agjencinë e marketingut “PAPARAPARA”. Në këtë vizitë, ata takuan themeluesin e kësaj kompanie, Alban Fejza, dhe analizuan kulturën e punës dhe filozofinë e kompanisë.

Gjatë diskutimeve, grupi shqyrtoi thelbin e marketingut, markimit dhe dizajnit grafik, duke përshkruar sfidat e shtypit dhe mundësitë në shtyp pas dhurimit të librit “XEH”.

Kjo eksperiencë do të kontribuojë në formimin akademik dhe profesional të studentëve, duke u dhënë një perspektivë të pasur për fushën e tyre të studimit dhe për tregun e punës.